Transmetuar më 03-06-2021, 15:34

Nasa ka njoftuar se po dërgon dy misione të reja në Venus në mënyrë që të analizojë atmosferën e planetit dhe tiparet gjeologjike të tij.

Jo pak, por 500 milionë dollarë do të shpenzohen për të mësuar më shumë rreth një planeti të panjohur.

Por ka ende kohë, pasi pritet që gjithçka të konkretizohet në mesin e viteve 2028-2030.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson tha se këto misione do të ofrojnë "mundësinë për të vëzhguar një planet ku nuk kemi qenë në më shumë se 30 vjet".

Sonda e fundit që ka vizituar planetin ishte orbita Magellan në vitin 1990. Megjithatë, anije të tjera kanë bërë fluturime që nga ajo kohë.

Misionet u zgjodhën pas një procesi vlerësimi  bazuar në të dhënat shkencore dhe planet e zhvillimit.

“Këto dy misione synojnë të kuptojnë se si Venusi u bë një ‘botë’ e ngjashme me ferrin, e aftë të shkrijë plumbin në sipërfaqe", tha Nelson. /k.k/noa.al/

Burimi: CNN