Transmetuar më 04-06-2021, 07:44

Njëqind ditë kanë kaluar qyshkurse roboti “Perseverance”, u dërgua nga NASA në Mars, për të kërkuar për shenja jete në “Planetin e Kuq”.

Dhe rezultatet e arritura nga 18 shkurti e deri sot, janë fantastike, aq sa deri dje shiheshin si të pabesueshme.

Në këto 100 ditë në Mars, roboti arriti të kapë tinguj dhe i regjistroi ato në Planetin Mars.

Në Mars u bënë 75 mijë fotografi të cilësisë shumë të lartë anekënd planetit.

U nxorën ekstrakte oksigjeni nga atmosfera e Marsit.

Ndërsa një helikopter i vogël, Ingenuity, ka kryer udhëtime të shkurtra, ku ka fiksuar në kamera pjesë të tjera të planetit.

Roboti Perseverance është programuar që të kalojë rreth 1 vit në Mars, të barasvlershëm me 2 vite në Tokë.