Transmetuar më 06-06-2021, 21:34

Ylli i vdekjes! Shpërthimi më i madh i Universit është kapur në kamera: Shkencëtarët regjistrojnë shpërthimin masiv të rrezeve gama një miliard vite dritë larg Tokës (foto/video)       

Astronomët zbuluan shpërthimin e rrezeve gama GRB 190829A më 29 gusht 2019, rreth 1 miliard vite dritë larg Tokës. Ky shpërthim konsiderohet relativisht afër planetit tonë, në krahasim me shpërthimet e mëparshme të rrezeve gama rreth 20 miliardë vite dritë larg, raporton noa.al duke cituar britaniken Daily Mail. Pamjet e këtij shpërthimi janë nxjerrë orët e fundit.

Ekipi i astronomëve gjermanë, pas monitorimit të shpërthimit shprehen se kjo përplasje ka të ngjarë të këtë ardhur kur një yll i madh, shndërrohet në një supernova dhe këtu fillon faza e trazicionit duke u shëndërruar në një vrimë të zezë.

Ky shpërthim i rrezeve gama më shumë së 1 miliard vite dritë nga Toka, është shpërthimi më i madh në Univers, i zbuluar dhe i regjistruar ndonjëherë, sipas ekspertëve nga Electron Synchrotron gjerman në Hamburg.

Shpërthimi ka ndodhur në konstelacionin Eridanus dhe lejoi matje të hollësishme të spektrit të rrezeve të ndritshme, që është shpërndarja e energjive fotone të rrezatimit në një interval shumë të lartë energjie.

Shkencëtarja e DESY, Sylvia Zhu, tha se këto shpërthime janë më të mëdhatë në univers, të shkaktuara nga shembja (përplasja),  e një ylli që rrotullohet me shpejtësi.

Zëdhënësi i H.E.S.S, Stefan Wagner, tha se perspektivat për zbulimin e shpërthimeve të rrezeve gama nga instrumentet e gjeneratës së ardhshme duken premtuese. Kjo përfshin Teleskopin Cherenkov që po ndërtohet aktualisht në Ande, Kili dhe në Ishujt Kanarie.

Shkencëtarët thanë se bollëku i shpërthimeve të rrezeve gama na bën të presim që zbulimet e rregullta në brezin shumë të lartë të energjisë të bëhen mjaft të zakonshme, duke na ndihmuar të kuptojmë plotësisht fizikën e tyre. /noa.al