Transmetuar më 24-06-2021, 12:37

Aksident i rëndë në Gjilan. Ngjarja  ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të fshatit Uglar të komunës së Gjilanit.

Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret, shtetase e Shqipërisë ka vdekur si pasojë e aksidentit.

Rasti është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Ai ka njoftuar se janë duke u hetuar rrethanat e këtij aksidenti. “Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetaksident e një veture ku ishin katër persona. Si pasojë e vetaksidentit disa persona me lëndime të rënda janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë zyrtari i policisë.