Masakra me 4 të vrarë e 2 të plagosur gjatë natës, Rama publikon foton: Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur
Transmetuar më 27-06-2021, 08:57

Një masakër e vërtetë ndodhi një natë më parë në Velipojë, ku pas një konflikti për shetllonët , humbën jetën katër persona e u plagosën dy të tjerë.

Megjithatë kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm një foto të qetë nga Velipoja, duke mos përmendur asnjë fjalë për masakrën që ndodhi gjatë natës.

“Mirmëngjes nga Velipoja e dashur,” shkruante kreu i qeverisë krahas një fotoje të marrë nga ajri që tregonte bregdetin.

Disa minuta më vonë, postimi në fjalë u fshi.

Të menjëhershme ishin edhe komentet e qytetarëve të cilët i kujtuan kryeministrit se aty u vranë njerëz, ndërsa u ngritën edhe pyetje se “përse nuk merr shteti një aksion për konfiskimin e të gjitha armëve pa leje.”

DISA NGA KOMENTET

“Aty ku u vranë 4 veta, shumë bukur zoti Rama me pas frikë me dal nga shtëpia se ha plumbin qorr kokës.”

“Velipoja e bukur që mbrëmë u vranë katër njerëz.”

“O shoku ku jeton ti se po na heq trurin. Atje nuk është tharë akoma gjaku i katër vetave, ti na bën reklamë.”