Transmetuar më 04-07-2021, 21:48

Ndërron jetë para kohe ish-zyrtari i njohur i Partisë Demokratike Alfons Muça.

Lajmin e hidhur e bën me dije babai i të ndjerit në rrjetet sociale.

“Me dhimbje, ju njoftojmë largimin nga jeta të djalit tim Alfons Muça”, shkruan i ati i Alfons Muçës, Aqif Muça.

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi gjithashtu ka shprehur ngushëllimet përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Do të të mbaj mend përherë të buzëqeshur e optimist Alfons Muça. Ngushëllimet më të ndjera familjes e miqve të Fonsit. RIP e qofsh i Xhehnetit”, shkruan Këlliçi.

Alfons Muça ka mbajtur postin e drejtorit në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga kryedemokrati Lulzim Basha.