Transmetuar më 07-07-2021, 17:16

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2007 testime, 2 të shëruar dhe 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki:

Tre raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 13

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2007

Testime totale 823,533

Raste pozitive 132,557

Raste të shëruara 130,035

Raste Aktive 66

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25

Elbasan 8

Shkodër 7

Korçë 7

Fier 6

Vlorë 5

Durrës 4

Lezhë 2

Kukës 1

Gjirokastër 1