Transmetuar më 13-07-2021, 19:28

Mbyllet rrugëtimi i dy moderatoreve, Rozana Radi dhe Fiori Dardha në RTV Ora.

Dy moderatoret, do të jenë sërish bashkë në ekran për të nisur në shtator një eksperiencë televizive në një tjetër televizion.

Dyshja do të vazhdojnë të jenë protagoniste e të njëjtit format si më parë, investigativ dhe satirik në “MCN TV”.

Programi nuk do të quhet “BOOM!”, por do të mbajë titullin “XHADAT”.

Ka qenë Rozana ajo që ka njoftuar këtë lajm përmes promos së publikuar në Instagram.

“Pas një eksperience shumë vjeçare në Rtv Ora me emisionin Invesigativ “BOOM” rikthehemi në shtator në një tjetër TV. Me një emer të ri “XHADAT” do jemi përsëri çdo mbrëmje bashkë po me të njëjtin format investigativ & satirik. Unë dhe Fiori ju lëmë takim në shtator në MCN TV”, shkruan Rozana në postim./noa.al/