Transmetuar më 22-07-2021, 20:41

Blogerja e njohur braziliane Julia Hennessy Cayuela ka ndërruar jetë në moshën 22 vjeçare.

Blogerja e ndjerë ishte në një udhëtim me bashkëshortin e saj, Daniel Cayuela, kur u aksidentuan me motor në Brazil.

“Jeta është e shkurtër, le të çmendemi – unë, ti dhe rruga. Ëndrrat e tua janë të miat”, shkruante Julia në postimin e saj të fundit në Instagram ku ishte shumë e njohur.

Ajo u dërgua me aeroplan në një spital në qytetin Parana në gjendje kritike, por vdiq menjëherë pas mbërritjes pas një arresti kardiak të papritur, sipas medias braziliane “O Tempo”.

Bashkëshorti i saj Daniel, një sipërmarrës gjithashtu u plagos rëndë, iu nënshtrua një operacioni në shpatull dhe mbetet në kujdesin intensiv.