Transmetuar më 22-07-2021, 22:23

Bukuroshja Franceska Jace godet sërish dhe këtë radhë duke ekspozuar edhe një herë të pasmet e bollshme, teksa bën një xhiro me makina samarit. Pamjet kanë "hutuar" fansat që kundronin teksa ajo "fluturonte" me xhirim gomash.

E afirmuar tashmë si influencer në Instagram, Françeska nuk ngurroi të ekspozojë bollshëm dhe gjoksin e saj siç shikoni pamjet në galeri dhe videon e mëposhtme.

E njohur gjerësisht për publikun që kur mori pjesë në Big Brother Albania, vajza vlonjate para pak javësh ishte edhe prezantuese e edicionit 2021 të Miss Universe Albania. Planet në botën e televizionit, ajo thotë se nuk do ti ndalë dhe sezonin e ri do të ketë një emision të vetin.

Vajza nga Vlora që u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother” vite më parë, pak kohë më parë deklaroi se dëshiron të bëhet pjesë e politikës, duke kandiduar si deputete në Vlorë. Emri i saj u komentua jo pak si kandidate për një vend në Kuvendin e Shqipërisë.