Transmetuar më 23-07-2021, 11:29

Pasi kanë jetuar një muaj emocionesh të papërshkrueshme, tifozët italianë dhe të gjithë tifozët e futbollit shpresojnë të përjetojnë më shumë adrenalinë në merkato, ndoshta me disa goditje të ëndërruara dhe të ndjekura prej muajsh të tërë.

Tek Juventusi, një nga ata që duket se po pret të zyrtarizohet, është mesfushori i kombëtares, Manuel Locatelli.

Kampioni i ri i Europës duket një hap larg veshjes bardhezi. Ndjenja është se në orët e ardhshme do të ketë “tym të bardhë”.

Një tjetër çështje që pret zgjidhje është rinovimi i Paulo Dybala. Argjentinasi ndezi zemrat e tifozëve të Juventusit me një foto të postuar në rrjetet sociale, së bashku me ikonën e botës bardhezi, Alessandro Del Piero.

Tani është vetë “Pinturicchio”, protagonist i një videoje që po çmend rrjetet sociale dhe është bërë virale për disa orë.

Ish-numri 10 i “Zonjës së Vjetër”, në fakt postoi një video në Instagram, që e portretizon atë së bashku me yllin kroat, Luka Modric, duke kënduar një këngë në Zadar, ku koinçiduan të dy me pushime.

Kësi skenash do të jenë gjithmonë të mira për botën e futbollit dhe të sportit në përgjithësi.