Transmetuar më 23-07-2021, 17:15

As Óscar Mingueza dhe as Dani Ceballos nuk do të jenë gati për këtë të diel, në ndeshjen kundër Australisë. Madje, shanset që ata të luajnë edhe në duelin e së martës kundër Argjentinës janë minimale. Pra, ka pak shpresë se ata mund të riaftësohen deri në çerekfinalet e mundshme, pas dëmtimit të pësuan një ditë më parë, në sfidën hapëse të Spanjës për Lojërat Olimpike.

Veçanërisht situata e Dani Ceballos nuk është aspak e mirë. Inflamacioni i kyçit të majtë të këmbës nuk ulet prej 24 orësh, pasi aty pësoi goditjen brutale nga kundërshtari egjiptian. Për pasojë nuk dihet koha e rikuperimit. Foto që kanë rrjedhur në media nga këmba e tij janë vërtet të dhimshme. Shihkoni dhe gjykoni vetë…

Taher entra con dureza sobre Dani Ceballos durante el partido Egipto...