Transmetuar më 24-07-2021, 11:50

Përbërësit:

500 gr qepë të vogla

1 litër lëng zarzavate

100 gr bukë, djathë

kripë edhe piper

Përgatitja:

Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla. I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim derisa të jenë zverdhur.

Shtojmë miellin, i skuqim, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve. I lëmë të ziejnë për 30 minuta. U hedhim kripë dhe piper.

Ndërkohë, ndezim furrën. Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë dhe i kalojmë në grilë për disa minuta në furrë.

Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë, pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.

SOT PAS DREKE/ Kek me portokalle