Transmetuar më 24-07-2021, 16:39

Momente qesharake dhe habie, të përziera me siklet, gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të André Silva te Leipzig, ish-sulmues i Milanit. Portugezit, bashkëlojtarit të Cristiano Ronaldos në kombëtaren luzitane, iu bë një pyetje e papritur në lidhje me jetën në dhomat e zhveshjes me CR7.

"Ju keni mundësinë të takoni Cristiano Ronaldon në dhomën e zhveshjes, – e pyeti një gazetar. – Ai është një burrë i bukur, a ju pëlqen të jeni si ai dhe të keni muskujt e tij? Dhe a ka erë vërtet tëmirë?"

Pasi priti përkthimin nga gjermanishtja në portugalisht, André Silva i tha përkthyesit, duke buzëqeshur: "Pyete atë, nëse tashmë e ka nuhatur Cristianon". Përgjigjja e reporterit erdhi mess ë qeshurave në sallën e shtypi: "Thjesht ndjeva erën e deodorantit të tij".

Pastaj, André Silva u përpoq t’i përgjigjej seriozisht pyetjes: "Unë do të doja që një ditë të fitoja sa Cristiano, por çdo rrugë është e ndryshme. Vetëm mund të përpiqem të jap më të mirën nga vetja. Cristiano gjithashtu dëshiron të tregojë fytyrën e tij. Kurt a takoj, do ta pyes se çfarë parfumi përdor…"

Shqiptarët e njohin sulmuesin portugez nga momenti kur u ble shtrenjtë dhe me bujë nga Milani. Me fanellën kuqezi luajti periudhën 2017-2020, konkretisht 22 ndeshje, në të cilat shënoi edhe 2 gola. Duke qenë se nuk i përmbushi pritshmëritë, vendosi të kthehej në Bundesliga. Fillimisht tek Eintracht Frankfurt, derisa këtë verë vendosi t’i bashkohej RB Leipzig.