Transmetuar më 24-07-2021, 16:43

Ekipi kombëtar italian i Roberto Mancini fitoi Kampionatin Europian, duke mundur në finale Anglinë me penallti, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt. Një Europian i shkëlqyeshëm për të gjithë grupin axurr, i festuar në të gjithë Europën për forcën, qëndrueshmërinë dhe karakterin e treguar gjatë gjithë kompeticionit.

Grupi ishte forca e vërtetë e të kaltërve. Paraqitjet e të gjithë lojtarëve ishin gjithmonë mbi limitet, për këtë sukses kanë shkruar me superlativa gazetat lokale dhe më gjerë. Më i famshmi nga të gjithë ishte padyshim kapiteni i ekipit kombëtar dhe i Juventusit, Giorgio Chiellini, për të cilin krijuan edhe një fjalë të re në Gjermani.

Është termi "Chiellinigkeit", i cili në italisht ka kuptimin "duke i parë gjërat në një mënyra pak më të lehtë. Jini pak të gëzuar, pak serioz, bëjeni punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe argëtohuni sa më shumë".

Ky është përcaktimi i fjalës, për të cilën foli edhe Claudio Rizzello, një gazetar gjerman me origjinë italiane: "E vërteta është që të gjithë do të dëshironim të ishim si ai. Chiellini nuk është një mbrojtës, por një model jetese. Ai na mëson ta marrim gjithçka pak më lirshëm. Jini pak i qeshur, pak serioz, bëjeni punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u argëtuar sa më shumë që të jetë e mundur".

Një kënaqësi e madhe për mbrojtësin qendror, i cili me fitoren e Kampionatit Europian ka marrë shenjtërimin përfundimtar edhe në nivelin kontinental. Tani pushimet dhe më pas kthimi në Torino, me kontratën që duhet të zgjatet për të paktën një vit, për ta udhëhequr ekipin bardhezi drejt sukseseve të reja.