Transmetuar më 24-07-2021, 19:22

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli ditë më parë u përfol për një shtatzëni të mundshme.

Shkak për këtë u bënë disa fotografi të shpërndara nga i dashuri i saj, Huseyin Usta, në rrjetet sociale.

Genta në këto imazhe shfaqej më e shëndoshë se zakonisht, ku u aludua nga fansat për një shtatzëni të mundshme.

Por një gjë e tillë duket se nuk qëndron pasi e vërteta del të jetë që Huseyin dhe Genta nuk janë në pritje të një fëmije.

Emisioni “Prive” në një nga kronikat e tyre të përjavshme, e ka cilësuar si të pavërtetë lajmin në fjalë, nga burimet e sigurta pranë këngëtares.

Kilogramët e tepërt duket se vijnë nga ushqimi dhe mbase lënia pas dore e aktiviteteve sportive.

Një fëmijë është në planet e ardhshme të çiftit, por që mesa duket si proces do të ndodhë pasi që dyshja t’i kenë përmbushur edhe disa nga pikësynimet e tyre të tjera.