Transmetuar më 24-07-2021, 20:06
Rei Manaj duket se është abonuar me golin te Barcelona.
Ai ka shënuar sërish gol në ndeshjen miqësore ndaj Gironas.
Manaj ka dyfishuar epërsinë për katalanasit në minutën e 24′ pas golit të parë nga Pique.
Ky është goli i katërt i sulmuesit të Kombëtares shqiptare me ekipin e parë të Barcelonës.
Në ndeshjen e parë ai shënoi tre gola në një ndeshje.
Më poshtë mund të shihni golin e Manaj, shënuar sot.