Transmetuar më 25-07-2021, 13:25

Në një para-sezon veçanërisht atipik dhe në të cilin klubet, natyrisht edhe Barça, kanë shumë vështirësi për të kryer operacionet e merkatos, për të cilat kanë nevojë, emri i Rey Manaj është rivlerësuar. Kështu shkruan sot katalanasja “Sport”, e cila vazhdon më tej analizën e vet:

FC Barcelona: Las opciones de salida de Rey Manaj

“Tre golat e tij ndaj Nástic e vendosën shqiptarin në një pozicion të privilegjuar për këtë sezon. I blerë nga Albacete për 700.000 euro, Rey Manaj bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Barçës me një paraqitje të bujshme. “Hat-trick”-u i tij në hapjen e sezonit e vuri atë në qendër të vëmendjes, duke befasuar vetë Ronald Koeman. Shpërblimi ishte aktivizimi titullar edhe dje kundër Girona. Ai u përgjigj përsëri duke shënuar gol.

Performanca e tij kundër Nàstic dhe Girona ka hapur një varg mundësish, që klubi nuk i kishte në mendje për të ardhmen e tij. Në parim ai nuk do të vazhdonte te Barcelona B, por pas tripletës së tij në premierën parasezonale, qëndrimi në ekipin e parë nuk mund të përjashtohet.

Rey Manaj's hat-trick to decide Barça's first friendly (4-0)

Ideja fillestare është huazimi, çka i lejon të vazhdojë të fitojë përvojë. Dhe menaxhmenti i sporteve ka dy mundësi në tryezë. E para është Sassuolo, një klub i Serie A, me të cilin Barça ka marrëdhënie të mirë, pasi duhet të kihet parasysh se ata tashmë transferuan Marlo për një milion e gjysmë.

Opsioni tjetër është, siç raportohet këtë javë nga media portugeze “A Bola”, Famalicao, klub i cili kishte negociata shumë të avancuara me Barçën për të marrë shqiptarin në huazim, me mundësi blerjeje. Opsioni i tretë dhe i fundit që lind është qëndrimi te Barcelona B dhe të vihet nën urdhërat e Koeman kur trajneri holandez ta gjykojë të nevojshme, duke marrë parasysh largimin e mundshëm të futbollistëve si Braithwaite ose Griezmann gjatë kësaj merkatoje verore.