Transmetuar më 28-08-2021, 15:07

Salmoni është ushqyes dhe i shijshëm dhe një nga përbërësit e preferuar të atyre që i kushtojnë vëmendje dietës së tyre. I gatuar me spinaq dhe salcë, salmoni bëhet një vakt tundues për shumëkënd.

Çfarë ju duhen

2 lugë çaji vaj ulliri 4 fileto salmon pa lëkurë Piper, kripë 2 lugë gjalpë 6 thelpinj hudhër, të prerë imët 1 qepë e vogël e bardhë e copëtuar 1/3 gotë verë e bardhë 150 gramë domate të thara (sipas dëshirës) 1 ¾ filxhan kafeje krem qumështi (panna) 3 filxhanë spinaq bebe dhe një filxhan parmixhan të grirë

Në një tigan të madh, ngrohni vajin e ullirit mbi nxehtësinë mesatare deri në të lartë. Spërkatni filetot e salmonit nga të dyja anët me kripë dhe piper dhe i vendosni në tiganin që tashmë e keni të nxehtë.

Skuqeni salmonin për 5 minuta nga secila anë, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë.

Hiqeni nga tigani dhe lëreni mënjanë. Në të njëjtën tigan, shkrini gjalpin së bashku me lëngjet e salmonit që kanë mbetur në të. Shtoni hudhrën dhe skuqeni për 1 minutë derisa të lëshojë aromën. Shtoni qepën dhe vazhdoni derisa të skuqet dhe ajo.

Derdhni verën dhe lëreni të shuhet pak. Vendosni domatet e thara në tigan dhe gatuajini për 1-2 minuta për të lëshuar shijen e tyre.

Ulni nxehtësinë, derdhni kremin panna në tigan dhe lëreni të ziejë, duke e trazuar herë pas here, derisa të krijohet një lloj salce. Futni kripë dhe piper, nëse është e nevojshme.

Shtoni gjethet e spinaqit në salcë dhe pas pak, shtoni djathin parmexhano. Lëreni salcën të ziejë për 1 minutë, derisa djathi të jetë shkrirë. Futeni sërish salmonin në tigan dhe lëreni aty ndërsa keni fikur sobën.

Për ta servirur, futni salmon në pjatë dhe derdhni një lugë nga salca e krijuar, para se ta konsumoni dhe… Ju bëftë mirë! /noa.al