Trupi ynë, sapo të kemi vdekur, vazhdon të jetojë për gati një vit. Kjo është ajo që zbuloi shkencëtarja Alyson Wilson e cila studion atë që mund të dihet për post mortum. Ajo arriti në përfundimet e reja, pas një kërkimi të kryer në ‘fermën/fabrikën e trupave’, një objekt sekret në Australi
SIDNEI – Trupat tanë vazhdojnë të "jetojnë" pas vdekjes edhe për një vit e më shumë. Kjo është ajo që shkencëtarët kanë zbuluar drejtpërdrejt në "fermën e trupit" në Australi.
Le të shohim së bashku se çfarë do të thotë, si e zbuluan, cilat janë pasojat e këtij informacioni të ri në post mortum dhe çfarë është ‘ferma e trupave’.
Studiuesja Alyson Wilson vëzhgoi sjelljen e kufomave për më shumë se 17 muaj duke fotografuar çdo lëvizje të tyre.
Me kalimin e kohës zbuloi se, në realitet, kur vdesim ne nuk reagojmë saktësisht ‘në paqe’, por trupat tanë vazhdojnë ‘jetën’.
Në një rast specifik, madje, krahët e një personi të vdekur i cili i kshte të palosur, lëvizën përgjatë trupit.
Si është e mundur?
Sipas shkencëtares, lëvizjet e konstatuara në kufoma duhet t’i atribuohen procesit të dekompozimit. Ndërsa trupi është i mumifikuar, ligamentet thahen.
Dr. Alyson tregon se në Sidnei gjendet ‘ferma apo fabrika e trupave’, në një vend të fshehtë ku ruhen 70 trupa të destinuar për shkencën.
I njohur zyrtarisht si ‘Facility Australian’ për Taphonomic Experimental Research (AFTER)’, kjo ‘fabrikë’ është një vend ku kryhen kërkime pioniere në sjelljen e trupit post mortum.
Gjetjet janë interesante pasi ato mund të ndihmojnë hetuesit të vlerësojnë kohën e saktë të vdekjes duke zvogëluar gabimet, dhe gjithashtu të lehtësojë identifikimin e trupave të zhdukur prej kohësh.
Me pak fjalë, një kuptim më i mirë i lëvizjeve të trupit tonë pas vdekjes mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të keqinterpretimit të shkakut të vdekjes ose interpretimit të një vendi krimi dhe kjo është e vetmja gjë e re që sjell kjo dukuri. /noa.al