Transmetuar më 01-10-2021, 08:53

Kërcënohet deputetja shqiptare.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka thënë se është bërë cak i kërcënimeve. Sipas saj, kjo po ndodh si shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.

“Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka shkruar Matoshi.