Transmetuar më 03-10-2021, 23:49

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, është fejuar. Thuhet se personi që i ka “rrëmbyer” zemrën është një shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prive.al” shkruan se djali në fjalë është një biznesmen me origjinë nga Shkodra. Madje jo vetëm kaq, pasi duket se ai i ka propozuar këngëtares dhe ajo ka thënë “po”.

Barbana ende nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, por në foton e profilit të “Instagram”-it ka vendosur një foto ku shfaqet duke u përqafuar me një mashkull, i cili është me kurriz.