Transmetuar më 05-10-2021, 21:08

Gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk lejohet thyerja e rregullave por kushdo që e bën, Big Brother është kujdesur të përgatisë dhomën e dënimeve.

Dhoma e dënimeve është kthim pas në kohë, në vitet e errëta kur Shqipëria ishte në diktaturë, kur televizori ishte bardh e zi, tavolina modeste dhe për të ngrënë kishte pak, telefonatat nuk bëheshin me iPhone por me telefon fiks, dollapi ishte bosh dhe mezi hapej…

Ndërsa dhoma e rrëfimit do të jetë me karrige druri.

FOTO/ Brenda shtëpisë së Big Brother, nga ambientet luksoze te dhoma e dënimeve ku do të qëndrojnë VIP-at

Moderatorja Arbana Osmani ka prezantuar shtëpinë e Big Brother Vip.

Brenda shtëpisë më të madhe se 1000 metra katrorë, do të jetojnë për 100 ditë banorët VIP, të cilët do të vëzhgohen me 100 telekamera.

FOTOGALERI