Transmetuar më 10-10-2021, 20:02

Episode të ndryshme ppo dalin nga konkurentët e BB VIP. Balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja nga Tropoja Arjola Demiri u panë duke pyetur njëri-tjetrin, ku ndër shumë tema që diskutuan ishte edhe e kaluara. Aktorja tropojane iu rikthye sërish historisë me ish-bashkëshortin e saj ku theksoi se ai pëlqente një jetë tjetër.

Arjola Demiri u shpreh:

I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai.

Më tej aktorja tregoi se burri e kishte tradhtuar, por nuk e kishte patur problem këtë fakt, por personin me të cilën ai e kishte tradhtuar, pasi sipas saj ajo nuk e donte dhe nuk ishte një person i denjë për të. Për gjashtë vite rresht ajo ia kishte falur tradhtinë. “Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”- tha ndër të tjera ajo.