Transmetuar më 15-10-2021, 19:06

Foltorja e radhës e Berishës ishte në Korçë. Atmosfera e ka sugjestionuar shumë ish-Kryeministrin ndaj e ka cilësuar si ‘dhuratën më të bukur për ditëlindje’.

Fillimisht u këndua kënga “shumë urime për ty” dhe më pas Sali Berisha i fryu qiririt me numrin 77-të në tortën e ditëlindjes. Gjithashtu Berisha mori një buqetë me trëndafila blu, ngjyrat që simbolizojnë Partinë Demokratike. Më pas, Berisha deklaroi se ndihet shumë i lumtur që 77 vjetori i lindjes e gjeti në këtë qytet të mrekullueshëm dhe i angazhuar në nismën për të rihapur Partinë Demokratike.

Pasi e kanë uruar për ditëlindjen e 77-të, e gjithë salla është çuar në këmbë, duke brohoritur “O Sali, o hero. Gjithë Shqipëria ty të do”.

Të dashur demokratë dhe drejtues të PD në qarkun e Korçës, së pari dëshirojë të përulem me nderimin më të madh para banorëve dhe qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare, të dijes, të pushkës, të mendjes dhe çdo shqiptar ushqen për Korçën dhe trevat e kësaj zone adminrimin dhe mirënjohjen e pakufijshme. Dhurata të pafundme i kanë bërë burrat dhe gratë e Korçës ndaj Shqipërisë.

Më bënë një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj. Pata ditëlindjen më të bukur tëjetës time më ju dhe ju falenderoj shumë. Unë kam ardhur tek ju për të biseduar me ju për një situatë kritike ku ndodhet Shqopëria dhe këtë nuk e themi ne për propagandë por e themi se 8 vitet që kaluan ishin vitet më të mbrapështa në këtë vend.