Transmetuar më 16-10-2021, 09:17

Nisin shoqërimet e para në komisariat në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë, që u gjetën të pajetë në saunën e një hoteli në Qerret.

Të parët kanë qenë pjestarët e stafit.

Turistët që humbën jetën tragjikisht kishin vetëm 2 orë që kishin mbërritur në ambientet e hotelit. Mungesa e tyre u vu re nga turistët e tjerë të cilët nisin montrollet brënda ambientebe të hotelit. Ndërsa skena e rëndë u pa nga recepsionista e hotelit, pasi ishte pikërisht ajo që shkoi tek sauna, ku u gjetën edhe katër viktimat.

Recepsionistja tha se kishte trokitur në derën e dhomës së hotelit por nuk kishte marrë asnjë përgjigjie.

Gjaë mbrëmjes së djeshme u tha se përfaqësues të ambasadës ruse do të vinin në terren për të parë rrethanat e ngjarjes, megjithatë ende nuk janë shfaqur në hotelin që ndodhet në Qerret.

Grupi prej katër personash, i përbërë përkatësisht prej Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kishin qenë nën efektin e alkoolit në kohën kur ndërruan jetë.

Për më tepër, viktimat ishin ndarë nga pjesa tjetër e grupit më të madh me të cilin ndodheshin.

Ndërkohë, shtetasit rusë, qe tashmë kanë ndërruar jetë dhe janë transportuar në morg, janë kërkuar prej orësh, derisa menaxheri i hotelit ka gjetur trupat e tyre në ambientet e saunës.

Policia njoftoi më herët se grupi prej katër personash, i përbërë përkatësisht prej Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, ishin asfiksuar në ambientet e saunës ku po qëndronin.