Transmetuar më 16-10-2021, 22:39

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bolzano të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai akuzohet për shpërndarje droge.

Në momentin e ndalimit, në makinën e tij 22-vjeçarit iu gjetën 19 kg hashash, e cila në vlerën e tregut sipas mediave kap vlerën e 150 mijë eurove.Nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit të arrestuar dhe as detaje të tjera rreth operacionit për arrestimit.