Transmetuar më 17-10-2021, 10:32

Vetvritet me armë gjahu një burrë.

Një 47 vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Radë të Manzës, ndërkohë i ndjeri që i dha fund jetës është me inicialet L.H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet për shkak të depresionit.