Përditësuar/ Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Peqin, ku një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen “Çezmë” afër lumit Shkumbin, identiteti i të cilit nuk dihet.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
***
Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i një 45 vjeçari ende të paidentifikuar në lagjen “Çezëm” në Peqin, i cili u gjet ditën e sotme në afërsi të lumit Shkumbin.
Dyshohet se viktima është vrarë mbrëmjen e djeshme në një vend tjetër, ndërsa trupi është sjellë në vendin që u gjet për të mbuluar gjurmët.
I ndjeri ka marrë dy plumba, një plumb pas shpine dhe një në brinjë.
Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ende nuk është identifikuar kush është viktima, por noa.al mëson nga policia lokale se asnjë person i zhdukur, banor në Peqin, nuk rezulton të përkojë me të ndjerin.
Të dhënat e viktimës iu dhanë drejtorisë policore Elbasan dhe më gjerë, policive në rrethe për të parë nëse ndonjë person i raportuar nga familjarët si i zhdukur, mund të korrespondojë me të ndjerin.
Noa.al ju sjell në galeri pamje nga vendngjarja.