Transmetuar më 17-10-2021, 22:15

Transmetuar më 22.15 / Përditësuar 22.17, 22.19

Tërmet u regjistrua pak çaste më parë duke u ndjerë gjerësisht në Tiranë.

Raportimet e para bëjnë fjalë për një tërmet që zgjati rreth 7 sekonda, në orën 22:13.

Shërbimi sizmik evropian EMSC e konfirmoi këtë lëkundje sizmike, raporton noa.al.

Mësohet se tërmeti kishte fuqi 5 ballë dhe thellësi vetëm 2 kilometra. Një përditësim nga EMSC e uli në 4.8 ballë fuqinë e këtij tërmeti.

Paraprakisht epiqendra besohet se ishte 4 km afër Lezhës.

Qytetarët raportojnë se tërmeti u ndje shumë në Lezhë.

Po ashtu Tirana e përjetoi gjerësisht. Durrësi ishte po ashtu ndër rrethet që u ndje më së shumti tërmeti.

Shkodra, Laçi, Shëngjini po ashtu raportojnë se e ndjenë tërmetin.

Shërbimi sizmik italian konfirmoi se tërmeti u ndje edhe në jug të Italisë, sidomos në Bari.

Po ashtu tërmeti është ndjerë në Malin e Zi, në Kosovë, Maqedoni, por deri dhe në Bullgari.