Transmetuar më 18-10-2021, 11:49

Mediat sportive europiane, por jo vetëm, po shkruajnë qysh dje vetëm për ndarjen e hamendësuar mes Mauro Icardi, sulmues i PSG-së, dhe Wanda Nara, menaxherja dhe gruaja e tij. Përmes rrjeteve sociale, të dy vijojnë ta shtojnë konfuzionin mbi atë që ka ndodhur, teksa flitet për tradhtinë e futbollistit me një modele argjentinase.

Fakt është se Icardi nuk doli dje në stërvitje me parizienët, duke ushqyer thashethemet se po përjeton një krizë psikologjike, pasi gruaja i mori fëmijët dhe u largua nga kryeqyteti francez. Ne po ju njohim me 8 ndodhitë që e kanë shenjuar këtë lidhje të çiftit VIP, në pritje të konfirmimin zyrtar të divorcit ose jo mes tyre.

Mauro Icardi e Wanda Nara nel 2014 . Ansa

Në nëntor 2013, në Twitter, Wanda Nara i dha fund marrëdhënies së saj me Maxi Lopez, në atë kohë sulmues i Catania. Një martesë që zgjati pesë vite dhe me tre fëmijë. "Do të ndalem këtu, dashuria ime”, – kishte shkruar Nara. Menjëherë shfaqet Mauro Icardi, gjithashtu argjentinas, i cili ishte mik me Lopez, edhe shok skuadre te Sampdoria. Më 14 nëntor, sulmuesi shkruan në Twitter: "Wanda Nara të dua. Nuk do të jetë kurrë e lehtë të them atë që ndiej, sepse kam zbuluar se këto dy fjalë mbartin me vete një ndjenjë pa kufi".

La dedica di Mauro Icardi. Lapresse

Mars 2014. Atalanta fiton në “San Siro”. Ajo ditë mbetet në analet e historisë për ngazëllimin e Icardi t. Autor i barazimit momental të Interit, sulmuesi vrapoi nën kurbën zikaltër me një fanellë të personalizuar. Në të një dedikim special: "Wan, te amo" (Wanda, të dua). Kështu ushqehet historia e dashurisë mes Icardi dhe Wanda Nara, ish-gruas së Maxi Lopez.

Sampdoria-Inter del 2014. Ansa

Prill 2014, luhej Sampdoria-Inter. Në fushë fiton ekipi i Icardi, autori i një goli, ndërsa Lopez humbet një penallti. Për ta nuk ishte një ndeshje e thjeshtë. Asnjë përshëndetje mes të dyve para lojës. Interi parakalon para lojtarëve të Sampdoria. Kur Icardi e gjen veten përballë Maxi Lopez ai zgjat dorën, por kundërshtari refuzon haptazi t’ia shtrëngojë atë.

Mauro Icardi e Wanda Nara insieme a Venezia. Ansa

Maj 2014. Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë burrë e grua. Çifti martohet në Argjentinë. Një ceremoni me pak mysafirë (12), ku bie në sy mungesa e babait të Wanda, Andres Nara, i cili sapo ishte divorcuar nga ish-gruaja e tij dhe donte të shmangte momentet e turpshme. Shtatë vjet më parë, sulmuesi i Interit u lidh zyrtarisht me ish-in e Maxi Lopez.

Icardi diventa papà. Ansa

Janar 2015. Lajm i madh për Icardi. Francesca, e lindur më 19 janar, është vajza më e madhe e çiftit. Për prezantimin e saj me botën, pak çaste pas lindjes, mendon babai, duke postuar padyshim në Twitter një fotografi të bërë direkt në dhomën e lindjes. Më 27 tetor 2016 lindi Isabella, fëmija i dytë i Mauro Icardi dhe Wanda Nara.

Icardi e Nara. Lapresse

Nëntor 2017, fillon telenovela e rinovimit. Wanda Nara, gruaja dhe menaxherja e Icardit, thotë: "Kam marrë disa telefonata, por nuk them nga kush. Vlera e tij? Minimumi 200 milionë euro". Wanda Nara shton dozën më 2018: "Në këtë periudhë janë afruar disa ekipe të rëndësishme, që kanë treguar vlerësimin e tyre për Mauro. Dhe unë, që kujdesem për të ardhmen e tij, duhet të paktën t’i dëgjoj, të vlerësoj kushtet dhe situatën". Pastaj, për “Tika Taka”: "Ne jemi shumë larg me Interin. Oferta nuk ekziston, më duhet të ulem dhe të flas me ta. Verën e kaluar e kishte një këmbë jashtë Milanos. Pyetja është se ku e donin… Te Juventusi. Ishte Mauro, ai që tha jo, sepse donte të qëndronte tek Interi".

Why Mauro Icardi is no longer Inter Milan's captain - Latest Sports News In Nigeria

Shkurt 2019. Icardi humbet shiritin e kapitenit tek Interi. Një seri deklaratash nga Wanda Nara janë gjithashtu bashkëfajtore për këtë “shkarkim”. Për “Tiki Taka”, gruaja e Icardit pohoi: "Janë thënë gjëra të pavërteta. Unë do të doja që Mauro të mbrohej më shumë nga ekipi, sepse ndonjëherë gjëra të këqija dalin nga brenda".

La coppia insieme a San Siro. Ap

Shkurt 2019, deklarata të reja nga Wanda Nara. Kësaj here godet trajnerin: "Icardi u mbështet pak në këtë periudhë. Ndoshta Spalletti mund ta kishte vënë Martinez të parin në sulm. Trajneri duhet të përfitojë nga fakti që ata janë miq, nuk ka rivalitet mes tyre".

Icardi al Psg. Ap

Vera e vitit 2019. Icardi, tani i ndarë nga Interi, transferohet te PSG. Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e futbollistit komenton skenën e re profesionale të burrit të saj: "E lumtur të realizosh ëndrrat e tua, shpejtësi e plotë në negociata. Përpara kemi shumë ëndrra për të ndjekur. Faleminderit PSG, së bashku do t’i përmbushim objektivat. PSG ishte opsioni më i mirë për Mauro, një klub i nivelit të lartë që e bën familjen krenare".