Transmetuar më 18-10-2021, 12:40

Kanë dalë fotot e turistëve rusë që vdiqën në Qerret. Dosja hetimore është regjistruar si procedim pa emër për veprën penale të “Vrasjes”.

Ndërkohë mediat ruse kanë publikuar fotot e plota të familjes që humbi jetën në Shqipëri, në rrethana ende të pazbardhura plotësisht.

Familja ruse, prindërit dhe vajza, si dhe i fejuari i saj u gjetën pa jetë natën e së premtes në pishinën dimërore të hotelit luksoz në zonën turistike të Qerretit.

Fillimisht u deklarua se të katërt u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas.

Por trupat e viktimave u gjetën në pishinën dimërore të hotelit, pranë saunës.

Viktimat janë

Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Dalin FOTOT e të 4 viktimave/ Kush janë turistët rusë

(Sergey Burenkov, 60 vjeç, gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajza Katya Burenkova, 31)