Transmetuar më 18-10-2021, 12:38

Marseja është pak a shumë si shtëpia e dytë për Lorik Canën. Katër vite si protagonist aty (2005-2009), pastaj kalimi te Sunderland, Galatasaray dhe më pas Lazio. Në Romë gjeti partneren e jetës, me të cilën ka krijuar familje, por pa e harruar të kaluarën e tij. Duke folur për “Radiosei”, Loriku analizoi ndeshjen e Ligës së Evropës mes dy ish-skuadrave të tij:

“Nuk do të jetë një duel i lehtë, ashtu siç nuk është grupi kualifikues i Lazios. Isha në Marsejë javën e kaluar për një ndeshje bamirësie. Mbeta i kënaqur që pashë 30.000 njerëz në stadium për një ndeshje të tillë, zhvilluar gjatë javës. Është një qytet i nxehtë që jeton me futbollin.

Unë jam rritur me atë ekip, kam qenë tifoz që kur isha 7 vjeç. Që kur erdhi në drejtim Pablo Longoria, ekipi ka ide shumë të qarta. Marsejezët kanë një trajner si Sampaoli, me të cilin shpenzojnë shumë energji. Ata lënë shumë hapësira, ​​por kanë edhe shumë cilësi.

Lazio, l’ex Cana: “Il Marsiglia può far male. Tare? Lo aiuto io…”

Marseja është një ekip që jep pak pika referimi. Ky ekip mund të dëmtojë edhe me kundërsulm. Lazio, nga ana tjetër, është shumë më e ekuilibruar me Sarrin. Ai kurrë nuk ka qenë trajneri që e ka humbur ekuilibrin e ekipit. Unë e respektoj shumë Sarrin, nuk e njihja para se të mbërrija në Itali”.

Ish-futbollisti i Lazios dhe Marseille, ndërkohë flet edhe për raportin që ka me Igli Taren, drejtorin sportiv bardhekaltër: “Ai është shoku im i parë, komunikojmë çdo javë. Ne rrallë flasim për punën, padyshim që diskutoj për futbollin me të. Personalisht mendoj se Igli është më i përgatituri në rolin e tij si drejtor sportiv.

Ai ka qenë në “top 3” drejtuesit kryesorë sportivë gjatë dhjetë viteve të fundit. Të gjithë njerëzit mund të bëjnë mirë, ose edhe gabime në momente të caktuara, por Igli arriti të bëjë disa gjëra fantastike me Lazion. Kur ka nevojë për informacion mbi disa lojtarë, unë e ndihmoj atë”.