Transmetuar më 18-10-2021, 17:20

Sa tragjike aq dhe e dhimbshme! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, pasi një vajzë është hedhur nga kati i nëntë i repartit Covid të një spitali.

Ngjarja ndodhi disa ditë pasi prindërit e saj humbën jetën nga virusi. 35-vjeçarja me profesion dentiste, Darya Khorovskaya, arriti t’i mbijetojë rënies së frikshme por vdiq pak më vonë në spital.

Lina Khorovskaya, dhe babai i saj Oleg Khorovsky, vdiqën nga COVID muajin e kaluar.

Rënia fatale e doktoreshës vjen pas disa vdekjeve të ngjashme gjatë pandemisë në Rusi.

Mjekja raportohet se ishte shumë e afërt me prindërit e saj dhe e tronditur rëndë nga vdekja e tyre, raportonin pacientët që kishin kaluar kohë me të në repartin e spitalit Elizavetinskaya në Shën Petersburg.

Gruaja ra nga dritarja e katit të nëntë prej rreth 30 metra lartësi dhe pësoi plagë të shumta.

Ajo ishte shtruar në spital prej komplikacineve të Covid-19, dy ditë pas vdekjes së nënës së saj.