Transmetuar më 18-10-2021, 21:53

Policia italiane ka arritur të arrestojë pas disa ditësh në kërkim autorin e plagosjes së 48 vjeçarit shqiptar Rexhep Uba, i cili u qëllua 2 herë me aarmë zjarri rreth 2 javë më parë në sheshin “Venecia”, në Torino.

Në pranga ka rënë 23 vjeçari Olgert Leka, i cili u arrestua me akuzën “Tentativë vrasje”. Autoritetet italiane dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Në dëshminë e tij 23 vjeçari u shpreh se e kishte qëlluar Rexhepin pasi kishte frikë se edhe 48 vjeçari ishte i armatosur dhe mund ta vriste. Referuar të dhënave në mediat italiane, në vitin 2001 Rexhep Uba është arrestuar si pjesë e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar droge, ku u sekuestruan 1.85 ton kanabis.