Transmetuar më 19-10-2021, 09:33

Një burrë gjeti vdekjen sot në një aksident që ndodhi në mëngjes në rrugën që lidh Shkodrën me Koplikun.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, raporton noa.al.

Policia tha se automjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi Isa Hasmuja 61 vjeç.

Raportohet se Hasmuja, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Sakaq, shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al