Transmetuar më 19-10-2021, 10:09

Jeta e Zlatan Ibrahimovic bëhet film. Pas autobiografisë, historia e kampionit suedez do të shfaqet në kinema falë filmit të titulluar “Unë jam Zlatan”, realizuar nga kompania e shpërndarjes dhe prodhimit “Lucky Red”.

Filmi "Unë jam Zlatan", i realizuar nga Jens Sjogren, një regjisor suedez 44-vjeçar, i shkruar nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz, do të jetë i pari në jetën e Ibrahimovic pas "Becoming Zlatan", dokumentar i vitit 2015.

Filmi i xhiruar në Suedi dhe Amsterdam ishte menduar të dilte në kinema më 10 shtator 2021, por për shkak të pandemisë së Covid-19, “inaugurimi” u shty për më 14 janar 2022.

Granit Rushiti, një sulmues 20-vjeçar shqiptaro-suedez, është aktori që ka luajtur rolin e Ibrahimovic në versionin e periudhës midis moshës 17 dhe 23 vjeç.

Nga mosha 11 deri në 13 vjeç, pra të Ibrahimovicit shumë i ri, në rol është Dominic Bajraktari Andersson, edhe ky me prejardhje kosovare. 40-vjeçari suedez mori pjesë aktive në filmin për jetën e tij. Sulmuesi i Milanit ishte i përfshirë në çdo proces të shkrimit të skenarit.