Transmetuar më 19-10-2021, 12:58

Modelja spanjollo-argjentinase, Georgina Rodriguez, vazhdon të “konkurojë” për t’u bërë personazhi më i dashur (i ndjekur) i sezonit në rrjetet sociale. Në dy javët e fundit, parnterja e Cristiano Ronaldos u vesh me të bardha dhe i postoi fotot në Instagram.

Influencuesja 27-vjeçare ka pasur një vit intensiv. Georgina do të publikojë biografinë e saj në Netflix dhe në të njëjtën kohë vazhdon të marrë pjesë në fushatat fotografike më ekskluzive të markave ndërkombëtare, të cilat i ndan me më shumë se 27 milionë ndjekësit e tij në rrjetin social të cituar më sipër.

Partnerja e CR7 ka një ëndërr që ende nuk e ka realizuar, synon të martohet. Në trajlerin paraprak të dokumentarit të saj, që e publikoi në Instagram, Georgina Rodriguez rrëfen se po pret që partneri i saj t’i thotë se do të shkojnë në altar.

E vërteta është se zeshkanja vazhdon të vishet shpesh me të bardha (duke nënkuptuar vellon e dasmës). Herën e parë u shfaq me një fustan delikat në det, ndërsa mbante sandalet në duar. Tani, ajo donte t’i kushtonte një lloj “haraçi” Nënë Terezës së Kalkutës, duke u shfaqur në kopertinën e revistës franceze "L’Officiel".

Pranë fotos (kopertinës), Georgina shkroi fjalinë e mëposhtme: "Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar". Citat i famshëm, huazuar nga shqiptarja e madhe, e cila konsiderohet si “Shën Tereza e Kalkutës” prej saj.

Në foto mund të shihni partneren e Cristiano Ronaldos me një vello të bardhë delikate dhe të bukur, që mbulon flokët e saj dhe vazhdon në të gjithë trupin me shkëndija të vogla. Ndërkohë, ajo pozon me një shikim sensual dhe të relaksuar për kamerën. Ky postim tashmë ka marrë më shumë se 700 mijë pëlqime dhe qindar komente, në të cilat bukuria e saj është lajkatuar.