Transmetuar më 20-10-2021, 09:03

Stefano Pioli analizon me keqardhje dhe pak zhgënjim humbjen e Milanit në Porto, e cila komprometon kualifikimin e kuqezinjve përtej fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Ibrahimovic dhe shokët e tij të skuadrës janë ende me zero pikë zero, ndërsa trajneri i tyre nuk kërkon justifikime tek episodi i diskutueshëm i golit të Luis Diaz, i favorizuar nga një shtyrje e Taremi ndaj Bennacer:

"Episodet mund ta përcaktojnë rezultatin, por ne ishim në vështirësi. Porto bëri më mirë për qartësinë, teknikën dhe mënyrën se si veproi në fushë. Ne nuk e filluam mirë, duhej ta menaxhonim topin më mirë, kishte situata për të krijuar rreziqe më shumë, por jo, nuk luajtëm si duhet.

Performanca nuk ishte më e mira. Në këto nivele, nëse nuk luani me qartësi bëhet e vështirë. Nuk jam i interesuar të flas për gjyqtarët, duhet të mendoj për stërvitjen e ekipit. Preferoj të përqendrohem në të kuptuarit pse ekipi nuk ishte i kthjellët sonte”.

Porto-Milan 1-0: Luis Diaz condanna Pioli al terzo ko, ora è durissima

Sidoqoftë, Pioli ende beson te kualifikimi, pavarësisht tri ndeshjeve dhe po aq humbjeve në grupin B të Ligës së Kampionëve: "Ne duhet të besojmë. Eshtë e lehtë të thuhet, do të jetë më e vështirë për ta përmbushur në fushë.

Ne ende kemi zero pikë në renditje, por rivalët janë katër pikë përpara. Kemi pasur mbrëmjen e gabuar, kjo nuk ishte loja që duhej për të marrë maksimumin. Tani le të mendojmë për kampionatin, pastaj do të kthehemi të fokusohemi në Champions”.

I pyetur për mungesat, Pioli sërish nuk kërkon justifikime: "Mungesat nuk llogariten, ekipi ishte konkurrues sonte. Ndoshta mund të kishim diçka më shumë cilësi te zëvendësimet. Sonte kemi gabuar në menaxhimin e topit, çka zakonisht nuk e bëjmë. Nuk ishim shumë dinamikë kundër kundërshtarit të shpejtë, që bëri mjaft mirë në fushë".

Për mundësinë e kalimit të raundit, Pioli shtoi: "Unë kam folur tashmë me ekipin. Ne nuk luajtëm si Milani dhe tani duhet të reagojmë. Ishte një mbrëmje e keqe, duhet t’ia fillojmë përsëri. Ndoshta me 9 pikë në tri ndeshjet e mbetura kualifikohemi, por tani duhet vetëm të fitojmë”.