Transmetuar më 20-10-2021, 09:21

Interi u zhbllokua në Ligën e Kampionëve, mundi Sheriff Tiraspol në “San Siro” dhe shtoi shanset e kalimit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Simone Inzaghi është i kënaqur me rezultatin dhe performancën e të tijve, i vetëdijshëm se ende mund të luajë shanse konkrete të kualifikimit në 270 minutat e mbetura para përfundimit të fazës së grupeve:

"Ne zhvilluam lojën që duhej. E dinim që moldavët do të luanin me entuziazëm dhe se do të ishte një lojë shumë e komplikuar. Ne krijuam shumë, duke shënuar tre gola dhe goditur dy shtylla. Kemi treguar një lojë të shkëlqyer, edhe pse duhet përmirësohet ende në menaxhimin e disa situatave".

Rritja e ekipit në këto dy muajt e parë të menaxhimit të ri është evidente: "Ka shumë punë për të bërë, por ndiej kënaqësi ta shoh këtë ekip. Ne humbëm kundër Realit me një lojë të jashtëzakonshme, barazuam me Atalantën duke humbur një penallti në ndeshje. Është kënaqësi ta stërvitësh këtë skuadër".

Po shkohet drejt zemrës së sezonit dhe trajneri nga Piacenza planifikon të rikuperojë lojtrë të rëndësishëm: “Ne po riaftësohemi, kemi ende jashtë Calhanoglu dhe Correa. Të gjithë presim, sepse duke luajtur çdo tri ditë kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve".

Goli i pësuar ishte një gabim i portierit Handanovic: "Ai është kapiteni ynë dhe mund të bëjë gabime, ashtu si gjithë të tjerët". Dy fjalë për ndikimin e Vidal: "Arturo stërvitet me entuziazëm të madh. Ai donte të ishte edhe në Romë (ndaj Lazio), por e dija se mund të ishte i rëndësishëm sonte. Vidal është një vlerë e shtuar e këtij ekipi dhe ka entuziazmin e një fëmije".