Transmetuar më 20-10-2021, 10:10

Tmerr në një familje në Sarandë.

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në këtë qytet.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ku persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në një apartament të noterit të njohur Th. Kaçi, 63 vjeç.

Sipas raportimeve të para, mësohet se autorët e maskuar kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Ndërkohë që forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.