Transmetuar më 20-10-2021, 11:16

Aksidentet po marrin pothuaj çdo ditë jetë njerëzish. Një tjetër rast me pasojë vdekjen ka ndodhur në lagjen Çlirimi’ në Berat.

Një makinë që ecte me shpejtësi, ka përplasur këmbësorin A.A, 48 vjeçar i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.