Transmetuar më 20-10-2021, 14:22

Del foto e Thoma Kaçi-t, noterit që u grabit në Sarandë.

Policia e Sarandës njoftoi se rreth orës 08:10, në sallën operative ka telefonuar Kaçi, banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Mësohet se grabitësit po ashtu lidhën dhe dhunuan familjarët e tij.

Noteri nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.