Transmetuar më 21-10-2021, 12:40

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj grupit te Talo Celës, të akuzuar për dy ngjarje kriminale me 4 viktima. Gazetari Ermal Vija raporton se në gjykim ka kaluar dosja për Besian Xhixha, Enver Diva, Altin Ndoci dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Klevis Alla.

Lexo edhe: Ishte në kërkim, por flinte i qetë në Tiranë, bëri dhe dy vrasje, i penduari: Si lëvizte Talo Çela

Për te pandehurit Talo Çela dhe Nuredin Dumani gjykata pezulloi me një vit çështjen, për shkak se ata ende nuk janë arrestuar. Talo Çela është një nga njerëzit më të kërkuar të drejtësisë shqiptare për disa vepra penale mes tyre vrasjet e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia.

Sipas hetimeve të SPAK, Çela kishte kohë përgatiste dy vrasjet në mars dhe prill të 2020-ës, ndrëkohë që lëvizte i qetë. Është i bashkëpunëtoi i drejtësisë Klevis Alla që ka hedhur dritë mbi ngjarjen.