Transmetuar më 21-10-2021, 20:06

Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

Shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Për të ndjerin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Ende nuk dihen shkaqet, nëse ishte faji i shoferit apo këmbësorit.

Nëvendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.