Transmetuar më 19-12-2021, 17:12

Azbi Abazi ka ndërruar jetë sot në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut. Familjarët deklarojnë se ai nuk vuante nga asnjë lloj sëmundjeje.

I ndjeri ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer dhe për këtë nuk iu dha asnjë lloj mjekimi, duke bërë që të ndërronte jetë në qeli pa asnjë person pranë tij.

Nëna e tij e shkatërruar nga lajmi i hidhur thotë se ai ka qenë një njeri punëtor dhe kujdesej shumë për 3 fëmijët.

Ajo pohon po ashtu se djali i saj nuk kishte qenë kurrë i sëmurë, ndërsa kohët e fundit ishte dobësuar shumë.

–Si e morët vesh vdekjen? Përmes telefonit, ka qenë 7 vite i dënuar.

Ka 3 fëmijë, nuk ka pas asnjë lloj sëmundje, ia shtuan ata atje.

Një aspirinë se pinte për kokë, punonte dhe ruante fëmijët e vet.

Në gjyq nuk e kanë nxjerrë, vetëm kur I cuan dënimin në dhomë.

Nuk isha në dijeni se është bërë operacion, e pashë ateherë ishte dobësu, 1 kg njeri.

Na genjente dhe avokatja, duke na sorollat. Fletën e arrestit në dhomë, as drogë as asgjë ska qenë I përfshirë ai.

-Keni pasur shpresa për lirimin e tij? Nuk e nxorrën!