Transmetuar më 25-12-2021, 22:59

Aktori nga Kosova, Syl Kuqi, sot është ndarë nga jeta.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Kosovës, pjesë e të cilit kishte qenë Syla.

Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, Kuqi ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit, ka shtuar menaxhmenti.

‘Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish-aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë’, shkruhet në faqen e Facebook të teatrit.

‘Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik!’