Transmetuar më 20-04-2022, 21:22

MAQEDONI E VERIUT– Grabitet fabrika e prodhimit të kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se rreth orës 11:30 një kompani sigurimi ka raportuar grabitjen në këtë fabrikë. Firma ndodhej në fshatin Alldancë në rajonin e Krushevës.

Në total, grabitësit mësohet se kanë marrë 108 shishe vaj kanabisi dhe 6 qese plastike me gjilpëra nga lulja e bimës së kanabisit. Ende nuk raportohet për prangosje të autorëve.

“Në periudhën nga ora 18.30 e datës 18.04.2022 deri në ora 06.30 e datës 19.04.2022 në fabrikën e falimentuar për prodhimin e marihuanës, afër fshatit Alldancë të Krushevës, është hyrë me forcë dhe janë marrë mjete, 108 shishe vaj kanabisi dhe 6 qese plastike me gjilpëra nga lulja e bimës së kanabisit,”- thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.