Transmetuar më 01-05-2022, 12:34

Horoskopi Branko, Dashi:

Dita e parë e kësaj jave nis si me lëvizje të ngadalta, ju duhet edhe pak kohë për të msrrë energji të reja. Tensione të mundshme me shefat dhe persona që keni kontakt.

Horoskopi Branko, Demi:

Lodhja, pavarësisht se është vetëm e hënë, pas një fundjave pushimi, do të ndjehet shumë. Në fakt kohët e fundit jeni mjaft të stresuar, përpiquni të pastroni mendjen dhe të mos e stresoni veten më shumë se ç’duhet.

Horoskopi Branko, Binjakët:

Kreativiteti është në anën tuaj: favorizoni bashkëpunimet, një moment vërtet i rëndësishëm për punën, është duke mbërritur.

Horoskopi Branko, Gaforrja:

Këtë të hënë 2 maj jeni pak konfuz dhe ju duket sikur asgjë nuk po shkon mirë! Kini kujdes të mos bëheni intolerantë, mund të ndiheni zbrazjen e inatit nga ana e dikujt.

Horoskopi Branko, Luani:

Jeni të fortë dhe të vendosur dhe këtë 2 maj do ta vërtetoni! Kini kujdes të mos e tërhiqni litarin shumë fort në punë, mund të hasni njerëz me humor të keq.

Horoskopi Branko, Virgjëresha:

Jeni të qetë dhe kjo ju shtyn të hapeni me të tjerët. Takimet e kësaj dite, mund të bëjnë që të nisni një njohje të veçantë.

Horoskopi Branko, Peshorja:

Jeni një person i qetë, por këtë të hënë mund të humbni durimin. Kujdes nga keqkuptimet, numëroni deri në dhjetë përpara se të përgjigjeni.

Horoskopi Branko, Akrepi:

Mos lejoni që disa mendime të pushtojnë mendjen tuaj, jini krejtësisht të qetë me të tjerët. Do të ishte vërtet turp ta humbisni këtë mundësi.

Horoskopi Branko, Shigjetari:

Dita nis mbarë, keni shumë letra të çmuara për të luajtur! Kini kujdes të mos e teproni me angazhimet e punës, mund të përfundoni të rraskapitur në shtëpi.

Horoskopi Branko, Bricjapi:

Jeni një person jashtëzakonisht racional, por kjo ndonjëherë ju kufizon emocionet, përpiquni ta lini veten drejt rrjedhës dhe nuk do të pendoheni.

Horoskopi Branko, Ujori:

Kjo e hënë është një ditë pozitive, në punë do të priteni mirë dhe të tjerët do të ndajnë me ju sukseset e tyre, duke e bërë këtë me gjithë kënaqësinë.

Horoskopi Branko, Peshqit:

Momenti është vërtet i favorshëm, mos lejoni që ankthet e pajustifikuara t’ju dëmtojnë ecurinë tuaj. Emocione të bukura po vijnë. /noa.al

Horoskopi javor i Paolo Fox nga 2 deri në 8 maj 2022: parashikimi për të gjitha shenjat e zodiakut