Transmetuar më 14-05-2022, 08:26

Familja Kardashian nuk mund të përdorë më Ferrari. Kompania ka një ‘listë të zezë’ të yjeve që mund të blejnë makinat e saj.

Yjet si Justin Bieber, Floyd Mayweather dhe të famshëm të tjerë nuk mund të blejnë një Ferrari.

Ferrari tha se nuk ka ndonjë listë të zezë që ndalon njerëzit të blejnë makinat e tyre, por megjithatë prodhuesi i makinave zgjedh me kujdes se kush ka akses në blerjet e makinave ekskluzive.

Kujtojmë se Justin Bieber u ndalua të blinte makinën luksoze, pasi Ferrarri duket se i urren klientët që kërkojnë një makinë dhe më pas e ndryshojnë si të duan atë.

Artisti tha se nuk donte ta respektonte dëshirën e Ferrarit, që pronarët të mos e modifikojnë sipas dëshirës pamjen e makinave të tyre. Madje Justin jo vetëm që e ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më pas e nxorri në ankand atë.